Mevlani në lidhje me një grua më të madhe në moshë? Kjo e fundit reagon!

By

Lindita Bami, që në media u raportua se ishte në një lidhje me Mevlan Shabën ka reaguar me një postim në Instagram, duke mohuar të gjitha thashethemet.

“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”, është përgjigjur Lindita në pyetjen e një ndjekësi.

Dyshimet lindën kur Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Princ, ka publikuar në “Instastory” një fotografi të Mevlan Shabës dhe Lindita Bimit, të cilët dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në foton në fjalë, Mevlani dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” duken sikur për pak do i japin njëri-tjetrit një puthje.

Mevlani “kapet mat” me ish-konkurrenten e

“Hahahaha i kapa”, shkruante Princ bashkëngjitur me foton, duke e shoqëruar edhe me emoji që qeshin me lot. Kjo foto ka ngritur menjëherë dyshime te ndjekësit, të cilët mendojnë se ata kanë nisur një romancë.

Nuk dihet nëse Princ e ka publikuar në formën e një shakaje, apo vërtetë po lind diçka mes tyre. Madje edhe vetë Mevlani ka publikuar disa video ku shfaqet së bashku me Linditën, e duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Mevlani “kapet mat” me ish-konkurrenten e

Mevlani “kapet mat” me ish-konkurrenten e

Mevlani “kapet mat” me ish-konkurrenten e

Mevlani “kapet mat” me ish-konkurrenten e

Artikuj të ngjashëm