Koronavirusi ka qenë shkaku i shumë anulimeve në Hollywood gjatë javëve të fundit.
Sidoqoftë, një ngjarje madhore siç është Met Gala, po vazhdon të jetë e planifikuar pavarësisht virusit që ka kapluar botën përjashtuar Kosovën.
“Ne po e planifikojmë dhe presim një mbrëmje të mrekullueshme”, ka thënë Nancy Chillo për The Cut.
Gala aktualisht është caktuar për 4 maj, e hëna e parë në maj, transmeton Prive.al.