Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeqaj sapo ka publikuar albumin e tij më të ri por kjo nuk është një shenjë se ai e ka ndërmend të ndalet së sjelluri projekte të reja.
Shumë prej tyre do jenë të vizuelizuara edhe me videoklip teksa i pari që pritet të publikohet së shpejti është një duet me këngëtaren Vjollca Haxhiu.
Prive.al ka arritur të mësoj se tashmë edhe kanë nisur xhirimet e klipit që do sjell vetëm dyshja, dhe jo bashkë edhe me Sinan Hoxhën siç u mendua paraprakisht.
Duke pasur parasysh faktin se projektet paraprake të dyshes janë pëlqyer shumë nga publiku, pritshmëritë janë të njejta edhe për bashkëpunimin e rradhës. /prive.al/