Mësohet shkaku i vërtetë i anulimit të turneut të Adele?

By

Adele thuhet se ka anuluar koncertet në Las Veagas për shkak të problemeve me të dashurin e saj agjent sportiv, i cili menaxhon lojtarë si LeBron James.

“New York Daily News” raportoi se këngëtarja, 33 vjeçe, anuloi rezidencën e saj në Caesars Palace ‘Weekends With Adele’ më pak se një ditë përpara shfaqjes debutuese të planifikuar të së premtes së kaluar për shkak të problemeve me të dashurin e saj, Rich Paul, shkruan DailyMail.

Një burim tha: “Ka telashe në parajsë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk mund të performojë”.

Burime pranë Adelës pohojnë se ajo ka qarë gjatë provave dhe i ka ndërprerë për të marrë telefonata me Paulin.

Rezidenca e saj fillimisht ishte menduar të hapej javën e kaluar, me shfaqjet e planifikuara të cilat duhej të zgjasnin deri në muajin prill. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm