Fansat e Taylor Swift kanë vënë re diçka interesantë në fustanin që ajo e kishte të veshur në Billboard Music Awards 2018, javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 28-vjeçare kishte të veshur fustanin e markës Versace i cili mori 800 orë për t’u bërë, dhe nëse ju e shikoni nga afër qepjen, duket sikur një fjale është shkruar në anën e majtë.
Edhe pse kjo mund të duket rastësi, kristalet në fustan në anën e majtë duket se e përshkruajnë fjalën ‘e përjetshme’.
Fansat po spekulojnë se ky mund të jetë titulli i albumit të shtatë të Taylor, por ndoshta është shumë herët për një detaj të madh si ai që do të zbulohet.