Pak ditë pasi konfirmoi pritjen e ëmbël, trashëgimtarja e Top Medias ka zbuluar gjininë e fëmiut të saj të tretë.
Ajo pret vajzë!
Si një nënë e dy djemve, lajmin Sara e ka pritur me shumë emocion, duke qenë se me gjasë, këtë e ka dëshiruar edhe vetë.
Me të shpërthyer balonin në ceremoninë e zbulimit të gjinisë, në videon e ndarë me ndjekësit, Sara shihet teksa shpërthen në lot.
Afër i shkon Lori për të ndarë gëzimin e mbesës që do të vijë në jetë së shpejti.
Kujtojmë se Sara u bë nënë në moshë goxha të re pas lidhjes së dashurisë me prezantuesin Ledion Liço. Ata kanë dy djem, London Noor dhe Roman. /Prive.al