Prezantuesja Roza Lati ka vite që si një aktiviste e fuqishme për të drejtat e kafshëve ngrit zërin mbi abuzimet të çdo lloji.
I tillë ishte një së fundmi që bëri bujë në rrjete sociale e media mbi një dyqan kafshësh që keqtrajtonte krijesat në mënyra mizore.
Në llogaritë e saj me shumë ndjekës, Roza ngriti problematikën teksa rrugës iu bashkua edhe këngëtarja Iva Aliko e cila pikërisht nga i njejti dyqan kishte përvojën e hidhur me qenin e blerë.
E mbulimi mediatik që i zbuloi fytyrën e vërtetë pronarit të dyqanit bëri që ky i fundit t’i drejtohet gjykatës duke kërkuar dëmshpërblim për gjoja shpifjet publike nga ana e dy vajzave.
Por, nga kjo mesele duket të mos ketë asgjë serioze.
Përmes Instagramit, Roza ka bërë të ditur që gjykata ka mbyllur çështjen në mungesë provash duke paralajmëruar se beteja vazhdon, kësaj rradhe nga vetë vajzat për të ndjekur penalisht dyqanin në kryeqytet.
Më poshtë video që shpalos emocionet e gëzimit të Rozës dhe Ivas pas shpalljes së vendimit. /Prive.al/