Merr fund përralla e dashurisë? Morena e miliarderi japin shenjat se s’janë më bashkë

By

Ditët që lamë pas bëri goxha zhurmë lajmi se bukuroshja shqiptare, Morena Taraku është në një lidhje dashurie me miliarderin iranian, Sasha Sobhani.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot e ëmbla të njëri-tjetrit e edhe dedikimet me fjalë dashurie, ndërsa ata vendosën të bënin edhe tatuazhe për hir të dashurisë, duke shkruar emrin e njërit tjetrit në trup.

View this post on Instagram

E ki !!!

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

Por duket se kjo histori përrallore dashurie, me dhurata e udhëtime me jaht ka përfunduar, përgjithmonë ose për të paktën pak kohë.

Dyshja që u shfaqën shumë të dashuruar, nuk po e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram ndërsa Sobhani, ka publikuar një video në Instagram, ku djeg me shkrebëze një byzylyk prej peri, që na bën të supozojmë se ishte shenjë e lidhjes me Morenën.

Ndërsa Morena në anën tjetër, nuk ka thënë gjë përpos që ka publikuar një fotografi ku duket tejet atraktive, e vetëm dy ditë më parë, kishte thënë se dashuria e vetme në jetën e saj, është miqësia, duke na bërë të aludojmë se ishte mënyrë indirekte për të treguar se me Sobhanin ka marrë fund. /Prive.al

 

Kjo është dashuria e vërtetë e Morena Tarakut

 

 

 

Artikuj të ngjashëm