Bebe Rexha takon një tjetër shqiptare të famshme, ajo ka dy fjalë për të

By

Ky definitivisht është viti i shqiptarëve. Ata po korrin suksese ngado dhe nuk po hezitojnë aspak ta përmendin emrin e origjinës.

Së fundmi, edhe Bebe Rexha ka marrë mjaft audiencë me publikimin e albumit të saj të ri, ndërsa është një tjetër shqiptare yll në ngritje.

Emri i saj është Enisa Nikaj ndërsa me zërin e veçantë që ka, ka bërë me vete me mijëra fansa.

Enisa është takuar me Bebe Rexhën dhe për të ka pasur fjalët më të mira, duke thënë se është artistja më e thjeshtë që e njeh.

“2 vajza shqiptare nga Brooklyn duke bërë muzikë, përveç se Bebe Rexha e kalli lojën! Me të vërtetë njëra nga artistet me të bukura dhe më përtoke që njoh. Albumi i saj u lansua sot, e sigurohuni që ta blini në imunes dhe tregojuni miqve tuaj”, ka shkruar Enisa, në dedikim për Bebe Rexhën. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm