Këngëtarja Billie Eilish dhe Jesse Rutherford janë ndarë pas një lidhje që zgjati pothuajse një vit.
Përfaqësues të ekipit të Eilish thanë për People se mund të konfirmojnë që çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre.
“Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë”.
“Të gjitha thashethemet për mashtrim janë të rreme. Të dy janë aktualisht beqarë”, thuhet në deklaratë,
Eilish u pa për herë të fundit duke u shoqëruar me Rutherford në Coachella muajin e kaluar.