Merkato televizive, kapitulli i ri i Labit nisë në adresën e vjetër!

By

Pak ditë më parë, Labinot Gashi bëri të ditur ndarjen e rrugëve me KTV-në pas rreth shtatë vitesh bashkëpunim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Labinot S. Gashi (@labinotsgash)

Cikli në KTV erdhi për Labin pas më shumë se një dekade e gjysmë në RTV21, ekran në të cilin ishte ndërtuar e rritur profesionalisht.

E saktësisht origjina ku nisi gjithçka në këtë profesion do jetë edhe kapitulli i ri.

Rruga e re e Labit, është në adresën e vjetër!

Burime të sigurta të Prive.al kanë bërë të ditur se ai tashmë e ka mbyllur marrëveshjen për t’u rikthyer në RTV 21.

‘Labi do jetë sërish në 21sh. Nuk do të ndryshojë as dita e transmetimit. Programi i tij do të vazhdojë të shfaqet të dielave’, ka thënë një burim pranë tij për portalin tonë.

Kur ndau rrugët shtatë vite më parë, në një intervistë për Prive, fjalia e Labit ishte bërë virale.

‘Kur e marr vendimin, e marr vendimin. Jo, nuk isha kthyer. Për momentin jo. Më vonë nuk i dihet jetës kurrë’, ishte shprehur Labi atëbotë.

E sot, kjo përgjigje merr peshë më shumë se kurrë më parë! Me të vërtetë jetës nuk i dihet dhe rrugët sërish po e bashkojnë me logon e dikurshme.

Shumë suksese Labit! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm