Ka disa muaj që i mungon ekranit por nëse keni menduar se ai është përshëndetur përfundimisht me televizionin, atëherë gaboheni!
Meriton Mjekiqi, një prej fytyrave rinore më të pëlqyera të ekranit kosovar pas një pauze, sonte bën rikthimin e tij në ekran.
Pikërisht në ditën kur edhe feston ditëlindjen, Meritoni do paraqitet për herë të parë në emisionin NIN të Klan Kosova.
Përkrah Alaudin Hamitit, prezantuesi do t’iu shoqëroj nga tani e tutje në pjesën e dytë të emisionit që është shndërruar në këta muaj të transmetimit të NIN si platformë e duhur ku artistë nga të gjitha fushat, të rinj e të konsoliduar në skenë, shpalosin punën dhe projektet e tyre.
Sonte niset me Gjikon që promovon ‘Hajt hajt’ dhe vazhdon nesër dhe pasnesër me të tjerë emra të dashur e të pëlqyer nga publiku. /PRIVE.AL/