Ekskluzive: Flet solisti i TNT, Ferki Shala: Më rehat me ilahi se kur bëja muzikë (Video)

By

Dekada më parë të gjithë u dashuruam pas këngëve që solli grupi TNT me soli Ferki Shala. Këngët e tyre mbeten në arkivën e artë të muzikë shqipe.

Por u bënë vite që diskografisë shqiptare i mungojnë këngët me zërin e z. Shala.

Artisti braktisi muzikën pasi veten gjeti diku tjetër, rrugën e fesë islame. Pas shumë vitesh ekskluzivisht në Prive, Ferki Shala tregon për here të parë detajisht arsyet e largimit nga muzika dhe jetës që bënte më parë.

Shala u shpreh se rruga që ka zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli dhe të mos ketë probleme me shëndetin.

Ferkiu u shpreh se për gjithë ato këngë hite nuk përmallohet por as nuk pendohet për muzikën që ka bërë sepse nuk përmban fjalor banal.

Para disa vitesh kur iu drejtua fesë islame, kjo ngjarje ishte shok për familjen atë kohë pasiqë artisti u transformua.

Por tani ndihet mjaft rehat me veten dhe ka publikuar dy albume jo muzikore por me ilahi.

 

Artikuj të ngjashëm