Aktorja e famshme Sophie Turner e njohur për tërë botën me rolin e Sansa Stark në serialin “Game Of Thrones”, është rritur në sytë tanë dhe stili flokëve të saj ka ndryshuar ndër vite.
Ajo ka nisur të luajë në serialin e HBO-së që kur ishte 14 vjeçare dhe aktorja britanike ka ndryshuar ngjyrën e prerjen e flokëve gjatë tërë kohës.
‘Ngjyra ime natyrale është bionde dhe ashtu ndjehem më së shumti unë. Me flokët e kuqe ndjehem më me klas dhe një grua më e fuqishme. Por kur jam bionde ndjehem normal dhe më “tom boy”, e ky është personaliteti im’, kishte thënë ajo në një intervistë.