Mënyra të lehta që mposhtin depresionin

By

Depresioni është një çrregullim humori ku një person ka një ndjenjë të vazhdueshme trishtimi ose humor të ulët. Mund të ndodhë për arsye të ndryshme.

Njerëzit në depresion humbasin ngadalë interesin për gjithçka dhe e shohin gjithçka të pakuptimtë. Disa nga simptomat e depresionit janë shpërthimet e zemërimit, ndjenja e trishtimit, shqetësimet e gjumit dhe humbja e interesit, raporton “hindustantimes”, transmeton Klankosova.tv.

Këtu janë disa mënyra të lehta që mund të iu ndihmojnë të luftoni dhe ta largoni depresionin:

Ndiqni në mënyrë aktive aktivitete të lumtura

Hobi dhe gjërat për të cilat jeni të pasionuar duhet të ndiqen në mënyrë aktive nga ju. Gjërat që mund të iu bëjnë të lumtur duhet të bëhen më shpesh. Mbushja e ndjenjave për t’u ndjerë mirë, do të sigurojë që të keni diçka për të pritur në momentet tuaja të errëta.

Lista e arritjeve

Mbajtja e shënimeve të arritjeve – pavarësisht sa të vogla janë ato – do të iu ndihmojë të shihni anën më të ndritshme të gjërave. Kjo gjithashtu do të bëjë të ndiheni të lumtur me veten.

Dhuroni kohë për një kauzë

Një kauzë që është e rëndësishme për ju ose kuptimplotë, do të iu ndihmojë të ktheni interesin dhe ndjesinë se keni kontribuar diçka për të tjerët.

Një listë me këngë të lumtura

Krijojeni një listë të këngëve që iu bëjnë të lumtur ose dëshironi të vallëzoni. Në momentet kur filloni të ndiheni të zymtë, duhet të dëgjoni këngët dhe të përmirësoni ngadalë humorin.

Mësoni diçka të re

Kur i kushtoni kohë vetes për të mësuar diçka të re, angazhoheni menjëherë në atë dhe gjeni interesa të reja. Mësimi i diçkaje të re do të iu largojë mendjen nga mendimet e zymta, dhe do të iu bëjë të lumtur.

Artikuj të ngjashëm