Mentor Haziri po pret princeshën në kalin e bardhë!

By

Këngëtari Mentor Haziri bashkë me muzikantët Nesim Maxhuni, Nderim Ramadani, Jeton Dolaku dhe Visar Kuqi realizoi pak ditë më parë koncertin e tij recital në formën e quartetit në teatrin e qytetit në Ferizaj.

Ai qëllimshëm zgjedhi teatrin si vendin më adekuat për ta realizuar këtë projekt i cili u mbështet nga Drejtoria për kulturë rini dhe sport në Ferizaj.

Këngëtari Haziri performoi disa këngë nga albumi i fundit të përpunuara dhe riaranzhuara të cilat mbushën një orë program, e ndër to ishin hitet si “ Doja të ishe ajo”, “Engjëll”, “Stë falë”, etj.

Këngëtari ferizajas i cili tash e dy viteve ka qenë aktiv vetëm me mbrëmje e jo edhe me projekte muzikore, shumë shpejtë do të sjellë këngën e re ndërsa si akoma single, ai tha se po e pret princeshën e tij me kali të bardhë, meqenëse shumica e kolegëve tani janë martuar.

Për princa me kali të bardhë kemi dëgjuar por për princesha jo. Do jetë interesante për t’u parë princesha e Mentorit! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm