Të premten ajo publikoi një këngë e cila mblodhi me miliona klikime dhe po dëgjohet ngado.
Këngëtarja e famshme Dhurata Dora, sapo ka lansuar një projekt muzikor bashkë me nje reper algjerian me bazë në Francë, i cili njihet me emrin Sool King.
Mirëpo siç merr vesh Prive, Dora s’do e lërë me kaq për këto ditë!
Dhurata Dora ka xhiruar edhe një video-klip tjetër në Tiranë për një këngë e cila do jetë edhe në shqip e edhe në gjermanisht.
Ndërsa kjo s’është hera e parë që ajo përfshin gjuhën gjermane në projektet e saj, pasi që edhe kënga “Cikat e Mia”, kishte vargje në gjermanisht. /Prive.al