Çifti u martua verën që lamë pas, po pa një dasmë të madhe e të bujshme siç do pritej.
Futbollisti shqiptar i Arsenalit dhe gruaja e tij, Leonita Lekaj tani jetojnë në Londër dhe janë shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit.
Të paktën kështu lënë të nënkuptohet në publikimet e tyre në rrjete sociale, ku vend të veçantë për ta zë dashuria që shpesh e ndajnë me ndjekësit e tyre.
Dyshja mund të jetojë në Londër e të bëjë jetë luksi, mirëpo ata s’po largohen nga rrënjët dhe pëlqejnë shumë gjërat tradicionale.
Nga rituali i çajit “rus”, te petullat me djathë e ajvar, ishin ushqimet që Leonita kishte shërbyer në mëngjesin e kësaj të shtune në tavolinën e shtëpisë së çiftit.