Këngëtarja Ronela Hajati, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar për këtë verë po sjellë tri këngë.
Derisa dy ta parat në bashkëpunim me reperin Don Phenom i ka publikuar, këngëtarja ka shtruar rrugën për publikimin e këngës së saj të radhës.
Kësaj here, Ronela do lansojë projektin solo ndërsa realizimi i këtij klipi, është shoqëruar pak me probleme!
Nëse keni menduar se të jesh këngëtare e performuese është lehtë, Ronela Hajati na e shpjegon më së miri që kjo nuk qëndron.
Gjatë kohës sa ajo po xhironte klipin e saj të ri, kishte një skenë ku i duhej të zbriste shkallët, ama me qëndrim.
Dhe këtu e pëson këngëtarja!
Asaj i rrëshqet këmba dhe rrëzohet, megjithatë ajo e ndau këtë video me fansat e saj në Instagram, që të gjithë edhe të qeshnim pak…