Menaxheri i këngëtares së famshme jep dorëheqje (FOTO)

By

Njeriu që ka udhëhequr karrierën e Britney Spears për 25 vjetët e fundit, po tërhiqet si menaxher i saj.

Larry Rudolph, i cili e ndihmoi këngëtaren të siguronte kontratën e saj të parë për muzikë, tha se ‘qëllimi i saj për t’u pensionuar’ e ka shtyrë të japë dorëheqje, transmeton Klan Kosova.

Kjo vjen dy javë pasi Spears i tha një gjykatësi se ajo ishte detyruar të performonte kundër vullnetit të saj.

Ajo aktualisht po kërkon t’i japë fund një kujdestarie që ka qeverisur jetën dhe financat e saj që nga viti 2008.

Rudolph njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen në një letër drejtuar babait të yllit, Jamie Spears dhe Jodi Montgomery.

“Kanë kaluar mbi dy vjet e gjysmë që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit, në të cilën kohë ajo më njoftoi se donte të bënte një ndërprerje në muzikë”, shkroi ai.

“Sot kuptova se Britney kishte shprehur qëllimin e saj për t’u pensionuar zyrtarisht. Si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të Britney që unë të heq dorë nga ekipi i saj pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”.

Artikuj të ngjashëm