Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Bebe Rexha, ka thënë se menaxherët e saj i kanë thënë të humbë pak peshë.
Këtë e tha Rexha në një intervistë për magazinën Health.
“Unë që kur kam qenë e vogël isha pak si e plotë, por nuk më ka penguar shumë. Kur kam nënshkruar kontratën muzikore, menaxherët e mi më kanë thënë që të humb pak peshë”.
“Unë mbërrita në një pikë që nuk e pëlqeja veten, por akoma ka disa momente kur nuk më pëlqen vetja”.
“Terapisti im më tha që në shtëpi duhet të qëndrojë nudo, kjo më ndihmon pasi jam vetja ime kështu”, tha Rexha.