Fifi i përgjigjet pozitivisht dëshirës së Vesës në Prive për një duet mes tyre

By

Këngëtarja Fifi ka dhënë dritën jeshile drejt një bashkëpunimi koleges së saj, Vesa Smolica – pas një interviste të kësaj të fundit në Prive.

Vesa e ftuar në “25 pyetjet” e Prives, kur u pyet se “me kë do donte të bashkëpunonte”, e tha troç emrin e Fifit, duke e cilësuar artisten si “shumë kreative”.

Me të parë lajmin, Fifi ka ndarë një storie në Instagramin e saj duke iu përgjigjur lajmit me shkrimin – “Pse jo”.

Mbetet të shihet nëse dyshja do bashkojnë forcat për të na e sjellë një super hit – por një gjë është e sigurt – kurdo që të ndodhi – Prive do mbetet “sebep” i këtij dueti.

Për më shumë detaje nga intervista e Vesës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm