Reperja Melinda Ademi duket se këtë fundjavë se ka pasur ndër më të mirat.
Ajo njoftoi anulimin e një performance në Shqipëri dhe zbuloi se shkas për këtë është helmimi, që erdhi si rezultat i ushqimit.
Pos tjerash, Melinda bëri me dije se i është nënshtruar rikuperimit nën udhëzime mjekësore.
Aktualisht, ajo është duke marrë infuzione deri në shërimin e plotë.