Melinda Ademi në studio për projektin e ri

By

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është duke pasur sukses të madh me këngët e saj në skenën muzikore.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, teksa publikon imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, reperja ka publikuar foto në një studio muzikore, duke bërë të ditur se është duke punuar në këngë të re.

“Unë e dua studion,” kishte shkruar artistja në mbishkrimin e fotos.

Nuk dihet ende ndonjë detaj shtesë, por Melinda padyshim që po punon në projekte të reja, të cilat priten të lansohen në sezonin e verës.

“Qa din ti”, në anën tjetër është hiti saj i fundit, që theu rekorde shikueshmërie mbrenda një kohe të shkurtër në platformën Youtube. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm