Aktorët Hollivudianë me famë ndërkombëtare Mel Gibson dhe Jean Claude Van Dam do na nderojnë me ardhjen e tyre në Shqipëri.
Sipas “Report tv”, Gibson dhe Van Dam do të vijnë së shpejti në Shqipëri për shkak se do të xhirojnë skenat e një e filmi aksion.
Mësohet se pjesë e filmit pritet të jetë edhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri. Dyshja janë ndër emrat më të njohur të kinematografisë amerikane, të famshëm për rolet e tyre në dhjetëra filma, përfshirë ata aksion por edhe dramë. /Prive.al