Ajo është sot një prej vajzave më të komentuara shqiptare në Instagram.
Pjesëmarrja në serialin ‘Love likes Tirana’ por edhe tipi i saj rebel dhe moskokëçarës e shndërruan shpejt Megi Pojanin në një yll që gjithmonë e ka vëmendjen.
Pasi grumbulloi mijëra ndjekës në Instagram, sigurisht se çdo paraqitje e saj është tejet e kuruar në çdo detaj, nga kualiteti i fotografisë e deri tek grimi dhe veshja në to.
Pooor, a mund t’iu ketë shkuar mendja se si është dukur Megi Pojani përpara famës?
Kurreshtjen na e ka larguar vetë bukuroshja e cila si gjithmonë, pa komplekse, ka zgjedhur të rikthehet me një fotografi të tre viteve më parë, e cila nuk është fshirë nga profili i saj por vazhdon të jetë aty.
Megi e 1 Shtatorit 2016 dallon shumë nga ajo e sotmja sidomos në një detaj – peshën.
Pojani duket të ketë shtuar goxha peshë këto kohë megjithëse mund të themi pa dyshim se kilogramët extra i rrinë shumë më mirë. /Prive.al