Në ditët e para të Korrikut, Milot Rashica bashkëshortja e tij dhe i porsalinduri i çiftit, erdhën për të parën herë në Kosovë, si një familje.
Madje, në Kosovë u pritën me aheng të organizuar nga familja e miq.
Mirëpo surprizat e bukura nuk munguan as nga ana e futbollistit, i cili mendoi se një dhuratë e denjë për prindërit e tij do ishte një makinë e re e tipit Range Rover.
Gëzimin për dhuratën e të birit, e ndau në llogarinë e tij në Facebook, babai i futbollistit Nexhmedin Rashica.
“Dhurata qdo her asht e mir po kur vjen nga djali ka vler të madhe.Flm Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve ,Allahu të ruajt .RANGE ROVER 00!”, shkruan Rashica në postimin e tij në Facebook. /Prive.al