Mbrëmë është mbajtur në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës”, ku mes artistëve që ka performuar ishte edhe Ronela Hajati.
Ajo ka publikuar këngën e saj “Sekret” mirëpo para se të ndezte skenën ajo emocionoi me dedikimin për të atin e saj.
“Babi tani që u riktheva në RTSH me vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogel isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë ”Artist i vërtetë është ai që përballon skenën e Festivalit”. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: “Rronka do ja dalësh!”- tha Ronela duke vazhduar më tej me performancën. /Prive.al