Me shumë dashuri: Valdrin Sahiti krijon fondacionin e tij, dhuron fustane për viktimat e dhunës seksuale

By

Thotë që gjatë më shumë se një dekade të punës së tuij, gratë i ka pasur frymëzim.

Dizajneri kosovar Valdrin Sahiti, përvec se që ka bërë të lumtura shumë gra duke u dhuruar fustane të mahnitshme nga kreacionet e tij, e dëshmoi se ka një zemër të madhe.

Duke qenë edhe baba i një vajze me emrin Bella, ai a ndërmarrë një hap tejet human për t’i gëzuar zemrat e disa grave të tjera që jeta i përballi me gjëra të vështira.

Sahiti ditë më parë lajmëroi se ka krijuar fondacionin me emrin “Bella” – emri i vajzës së tij – dhe dhurimin e parë e ka bërë pikërisht për festën e Kurban Bajramit.

Kreatori Sahiti ka dhuruar fustane për gratë – viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së bashku me të bijën disa muajshe.

“Forca është femër dhe në krahët e mi Bella që rritet me shumë dashuri, sot dhe do të dijë ta transmetojë nesër”, ka shkruar Sahiti, derisa në duar mbante vajzën e bashkë dhuruan fustane në Drenas, po ashtu të shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm