Don Phenom e pranon publikisht se është në lidhje, por kush është vajza?

By

Sonte në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, reperi shqiptar Don Phenom, e ka pranuar për herë të parë publikisht se është i përfshirë në një lidhje romantike.

Ai paska një të dashur krah vetes dhe e tha sonte në një intervistë me Alaudin Hamitin, pasi u pyet nëse ka të dashur.

‘Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje?”, është përgjigjur reperi.

Ndërsa pasi e zbuloi se qenka dashuruar, Hamiti e pyeti nëse vajza është shqiptare, meqë Phenom ka jetuar për një kohë të gjatë në SHBA.

“Shqiptare është tha ai”, duke mos dashur ta zbulojë se prej cilit vend vjen vajza në fjalë. /Prive.al




Artikuj të ngjashëm