Këngëtarja Vesa Luma, ka rreth një muaj që është shëndërruar zytarisht në nënë, duke sjelluar në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Lianin.
E që në ditën e parë kur edhe lindi, Vesa e ka shpërndarë lajmin me një foto ku shihej ajo së bashku me Lianin, mirëpo që cdo foto e bërë me të deri tani, ky i fundit asnjëherë nuk ka qenë i fotografuar në imazh të plotë.
E sot pas një muaji, Vesa ka vendosur që djalin e saj ta prezantojë, në një imazh krejtësisht të qartë ku mund ta shohin të gjithë.
‘Miremengjesss..më lejoni t’ua prezantojë engjëllin tonë të vogël #baby Lian #1muaj‘ -shkruan Vesa në njërin nga rrjetet e saja sociale./Prive.al/