Big Basta do ndahet nga Vesa Luma?!

By

Debatit të madh të ditëve të fundit në lidhje me relacionin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk i kanë shpëtuar as emrat nga bota e artit.

Pas emisionit të mbrëmshëm në Opinion me Blendi Fevziun, ‘valles’ i është bashkangjitur edhe reperi Big Basta përmes një statusi në rrjete sociale.

Geri, mbase i lodhur nga zgjatja e kësaj teme përmes një statusi ka ironizuar nën mbishkrimin: ‘Sinqerisht, nese behet per here te trete tema “Shqiperi vs Kosove” ne Opinion, une do ndahem nga Vesa Luma‘.

Postimi ka shkaktuar një varg të qeshurash në Facebook teksa komplimentet për çiftin, simbol i bashkimit të trojeve shqiptare nuk kanë munguar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm