Dasma e Ledion Licos dhe Sara Hoxhës u mbajt ultra-sekrete.
Çifti nuk postoi asnjë fotografi nga eventi teksa edhe mysafirëve iu kërkua një gjë e tillë.
Por, duket se Ledioni dhe Sara tendencën për të mbajtur gjithcka tejet të fshehur nuk e kanë pasur për shumë gjatë.
Ka qenë vetë trashëgimtarja e Top Channel ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi kartolinë të dasmës, pa dyshim prej më të bukurave të eventit.
Kujtojmë se lidhja e nisur në ambientet e televizionit, në një moshë fare të re të Sarës (19 vjeç në vitin 2015) ka si fryt të dashurisë djalin London i cili ndonëse mungon në këtë imazh të dasmës, është pa dyshim dashuria më e madhe në këtë mes. /Prive.al