Dyshja e famshme, emri i të cilëve nuk shkoi ditë pa u bërë titull i faqeve rozë, mbajti profil të ulët që kur u bënë prindër.
Gjithçka në jetën e tyre ishte fokusuar rreth Tianit, vogëlushit që u erdhi në jetë para gjashtë muajsh.
Por këngëtarja Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, kanë gjetur një hapësirë në kohën e tyre për t’ia kushtuar vetes.
Mbrëmjen e djeshme, ata të dy e kanë kaluar në një darkë dhe sipas një imazhi që kanë publikuar në rrjete sociale, po dukeshin tejet elegantë.
Meqenëse të dy janë të pashëm, si çift shkojnë shumë me njëri tjetrin, ndërsa Tunën kishim kohë pa e parë aq të kuruar e të rregulluar. /Prive.al