Për flokët e hollë dhe të brishtë kemi vetëm një kurë: qepa e kuqe!

By

Të gjithë duam flokë voluminozë dhe të shëndetshëm, por jo të gjithë jemi të bekuar me atë gjen.

Por, atë që nuk ta dha natyra mund ta arrini me disa hile të vogla.

Sot ju sjellim një tretman që mund ta bëni në shtëpi për flokët e hollë dhe të brishtë.

Qepa e kuqe ndihmon në forcimin e tyre dhe parandalimin këputjen dhe rënien e shpeshtë të tyre.

Si të bëni maskën?

Përbërësit:

  • 2 qepë të kuqe,
  • 2 thelpinj hudhër,
  • dy lugë gjelle ujë të vakët dhe
  • vaj bajamesh.

Kombinimi i qepëve dhe hudhrës është një prej trajtimeve më të mira për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar rënien e tyre dhe për t’i ushqyer që nga rrënjët deri tek maja. Antiokisdantët e qepës dhe vitamina e ushqyesit e hudhrës hidratojnë flokun, e mbrojnë nga veprimet e faktorëve të jashtëm dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në gjithë sipërfaqen e skalpit. Pasi të keni qëruar hudhrat dhe qepët, grijini me thikë dhe më pas kalojini në frulator. Bashkojini me ujin dhe disa pika vaj bajamesh dhe mbajeni në kokë për 30 minuta. Në fund lani flokët me shampon e zakonshme.

Artikuj të ngjashëm