Filmi më i ri i regjisorit Christopher Nolan, “Tenet”, do të dalë më 26 gusht në mbi 70 shtete.
Pas shumë e shumë shtyrjesh, më në fund është konfirmuar data e publikimit të tij. Fillimisht ishte planifikuar data 17 korrik, e më pas u shtye për të 31-tin e këtij muaji. Më vonë u caktua data 21 gusht para se filmi të hiqej krejtësisht nga kalendari i Ëarner Bros.
“Do ta ndajmë një datë të re të publikimit më 2020 për Tenet, fimin tërësisht original dhe mahnitës të Christopher Nolan”, ka thënë kreu i Warnern Bros., Toby Emmerisch.
“Nuk po e trajtojmë Tenet-in si publikim tradicional ditë-më-ditë, dhe këtë do ta reflektojnë planet tona vijuese të marketingut dhe distribuimit”.