Më në fund gjendet pasuesja e Marinës në ‘Procesi Sportiv’?

By

Dhjetë vite krah Ed Manushit më emisionin ‘Procesi Sportiv’ u përmbyllën Shtatorin e kaluar për Marina Vjollcën.

Prezantuesja e rritur në Top Channel la këtë kanal për të kaluar në Klan me synimin e vetëm – rritjen profesionale.

E nga ajo periudhë, Marina e la keq emisionin në të cilin ishte pjesë për gati një dekadë.

Ed Manushi vazhdoi pa prezantuese në krah teksa u eksperimentua me disa goca në panel, përfshirë Rashel Kolanecin por pa sukses.

E duket se Top Channel, në vazhdën e një strukturimi të nevojshëm, është në rrugë të mirë të gjetur pasuesen e denjë të Marinës.

Sipas të gjitha gjasave ajo do jetë po një bjonde bukuroshe e quajtur, Fjoralba Ponari. Me profesion dentiste, Ponari ka eksperimentuar me paraqitje televizive përmes këngës, duke u paraqitur si konkurente në ‘the Voice’ e më pas duke raportuar nga ‘Voice Room’ si prezantuese sezonin e kaluar.

A post shared by ? (@fjoralba.ponari) on

Oh Rome! City of the soul!

A post shared by ? (@fjoralba.ponari) on

Aventura e re do jetë në ‘Top Arena’, program i përditshëm sportiv i cili vjen special në kuadër të kampionatit europian të futbollit, gjatë gjithë verës.

Kjo është kuptuar nga promoja e postuar ku Fjoralba shfaqet krah Manushit.

Të jetë ky një mujor provë përpara katapultimit definitiv të bukuroshes si prezantuese e rregullt sportive në Top Channel? Mbetet të shihet se a do ja dalë të jetë pasuesja e denjë e Marinës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm