Me këtë dietë, Gili humbi 24 kilogramë për vetëm katër muaj

By

Problemi i peshës është tejet i theksuar viteve të fundit.

Obeziteti është shndëruar në një problem global me miliona njerëz që synojnë t’i kthejnë linjat e dikurshme përmes dietave të ndryshme.

E kur je një fytyrë publike, presioni për të humbur peshën e tepërt është edhe më i madh.

Kështu është ndjerë së fundmi këngëtarja e mirënjohur Gili Berani e cila për vetëm katër muaj ka arritur të transformohet në pamje.

Ajo ka arritur të humbasë brenda kësaj kohe të shkurtër plot 24 kilogramë përmes një diete Harvardi, me fokus në proteinat e dehidruara.

Mbi këtë transformim dhe planet e verës, këngëtarja foli në një intervistë për Prive me gazetarin Vlorijan Halili. Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm