Këngëtari i njohur shqiptar Ardit Gjebrea i cili njëherit është edhe udhëheqës i festivalit “Kënga Magjike”, ka filluar që tani të bëjë përgatitjet për festivalin.
Ai së bashku me këngëtarët pjesëtar të festivalit mbrëmë kanë kaluar një mbëmje së bashku në një darkë të organizuar nga Arditi.
Të ftuarit e tij në darkë ishin këngëtarët e njohur Juliana Pasha, Rovena Dilo, Çiljeta Xhilaga, Orinda Huta dhe Landi Hysi.
Arditi ka ndarë me publikun një fotografi nga darka të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram. /prive.al/