Së shpejti, këngë të re do të kemi edhe nga Lori.
Këngëtarja nga Durrësi, me banim në Kosovë, edhe kësaj radhe ka bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për këngën e re.
Siç merr vesh Prive, kënga do të jetë shumë ritmike dhe me një tekst interesant, të shoqëruar me një videoklip.
Detaje të tjera rreth këtij projekti ua tregon videoja e mëposhtme./Prive.al