Viti nuk do mund të niste më mirë se kaq për këngëtarin Alban Ramosaj.
24-vjeçari ka nisur pushimet në një prej destiancioneve më mahnitëse, ishullin Bali të Indonezisë, siç ka zbuluar përmes postimeve në Instagram ku postimet nuk kanë munguar.
Po me kë është Albani në këtë pushim?
Përgjigja nuk ka qenë e vështirë të gjendet as këtë herë sepse Ramosaj ka zgjedhur grupin e njejtë.
Ai ka marrë rrugë drejt destinacionit mahnitës me miqtë e tij, fotografin Endrit Mërtiri, modelen Aurela Hoxha dhe grimeren Suela Cangu.
Grupi, ndonëse këtë herë me disa mungesa, njihet për udhëtimet e shpeshta në botë ku pa dyshim krijojnë kujtime për t’u mbajtur mend gjatë.
S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë pushime të bukura, ndonëse ka pak mundësi që edhe pa urimin tonë të ndodhë ndryshe. /Prive.al