Ditëve të fundit qëndroi në Kosovë, Shqipëri e Mal të zi. Kjo vizitë në vendet shqiptare kishte karakter familjar por më shumë punë.
Afërdita Dreshaj ishte e pranishme në shumë medie duke dhënë intervista e po ashtu duke përfunduar disa punë në aspektin muzikor.
Por dje është nisur drejt një vendi tjetër. Këngëtarja dhe modelja nuk u kthye në Neë York por iki drejt Meksikës, përkatësisht në Cancun.
Atje nuk shkoi vetëm por me “mbretin” e saj. Përmes imazheve të postuara në SnapChat shihet Afërdita së bashku me Jakub Kindl.
Lidhja e tyre po funksionon siç është më së miri e kjo kuptohet nga postimet e të dy palëve sidomos të hokeistit.
Udhëtimi i fundit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çiftin Dreshaj-Kindl ishte në Kroaci.