Ermal Fejzullahu padyshim që është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun tonë.
E përveç angazhimeve që ai ka nëpër trojet shqiptare nuk mbeten anash as mbrëmjet nëpër vendet Europiane të cilat janë të banuara edhe me shqiptarë.
Shumicën e koncerteve në Europë estrada jonë i kanë të përqëndruara në Zvicërr e Gjermani por kohën e fundit nuk po mbetet anash as Italia vend në të cilin banojnë një numër i madh i shqiptarëve.
Mbrëmja e sontme do të jetë e veçantë për të dhe bashkëshorten e tij pasi ata gjinden në Itali teksa gjinden nën shoqërinë e portierit të përfaqësueses së Kosovës Samir Ujkanin dhe të dashurës së tij.
Në një foto të publikuar nga këngëtari shihen çiftet në qytetin e bukur të Firencës teksa artisti shkroi se sonte kanë dalur me mikun e tij vetëm për qejf.
Ermali njihet për miqësinë e tij me shumicën prej futbollistëve shqiptarë që po bëjnë karrierë jasht Kosovës teksa shumë shpesh shihet në takime të tilla . /Prive.al/