Shkodra këndon përmendësh ‘Mas miri’

By

Suksesi i këngës ‘Mas miri’ duket se po jep rezultatet e veta. Gold AG dhe Greta Koçi janë bërë shumë të kërkuar si ‘paketë’ në mbrëmje muzikore.

Megjithëse sezoni i ngjeshur i koncerteve ka përfunduar, dyshja po mban koncerte gjithandej ku flitet shqip.

Së fundmi, Goldi dhe Greta kanë performuar në Shkodër dhe videot tregojnë atmosferën atje.
Në njërën prej tyre, i gjithë publiku shihet teksa këndon përmendësh këngën ‘Mas miri’.

Kjo duket se i ka lënë përshtypje reperit i cili ka falemnderuar në Instagram fansat e kryeqendrës së Shqipërisë veriore. Kujtojmë se ‘Mas miri’ tashmë është në rrugë për të kapur 5 milionë shikime në Youtube. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9VgcIBRTQY/

Artikuj të ngjashëm