Enca ka një pyetje mjaft interesante për fansat ?!

By

Këngëtarja sapo ka përfunduar gjithçka në projektin e ri të titulluar “Love on my body”  i cili pritet vetëm të lansohet por Enca ka thënë se do ta publikojë atë kur të shohë se do të jetë koha e përshtatshme.

E menjëherë pas kryerjes së këtyre punëve ajo ka marrë rrugën drejt Londrës nga ku po publikon fotografi e video nëpërrrjete sociale.

Sot ajo u befasua nga një mikeshë e saj teksa në makinë dëgjoi njërën prej baladave të saj ” Ishim ne” e që është edhe një ndër këngët e para të këngëtares.

Enca u lumturua shumë nga ky fakt sa që pyeti ndjekësit e saj se nëse do të donin që të bënte balada më shpesh.

Sigurisht që përgjigjet në drejtim të saj do të jenë pozitive dhe se fansat do ta donin një gjë të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm